Situata e krijuar gjatë spektaklit, ku Dea Mishel çoi në nominim tre konkurrentë, Luizin, Kiarën dhe Efin, me këtë të fundit që u eliminua nga shtëpia, ka shkaktuar debate e diskutime në shtëpi, jo vetëm gjatë prime-t të shkuar, por edhe gjatë javës.

Spektakli i sotëm nisi me këtë eliminim të papritur të Efit, që erdhi si rrjedhojë e vendimit të Dea Mishel. Kjo e fundit u shpreh e lumtur për vendimin e saj, teksa deklaroi se Luizi tashmë është 10 hapa pas, ndërsa këngëtari u shpreh i mërzitur për largimin e Efit sepse banorët e tjerë ‘sulmojnë’ miqtë e tij dhe jo atë.

Dea: Po, patjetër që i prisja por nuk me ndikoi shumë , jam e lumtur .

Luizi: Me thënë të drejtën këta ndryshe thonë, ndryshe sillen, Ajo që më bëri nervoz është fakti që ajo tha se më ka inat. E respektoj këtë gjë. Për çfarë e çon në nominim Efin dhe Kiarën, kur më ke inat mua. Nëse do të më shikosh jashtë kësaj shtëpie, më dërgo në nominim me Oltën dhe me Kristin. Realisht, nuk janë nga ta që kanë guxim të vijnë të ta thonë në sy.

Olta: Nuk është e vërtetë.

Luizi: Kush të përmendi ty moj? Po ta kisha unë atë zarf, do bëja tjetër zgjedhje.

Kristi: Po të isha unë në atë pozicion do kisha menduar 50 përqind si Dea, 50 përqind si unë.

Luizi: Ndaje mendjen. Është e drejta e Deas, unë e respektoj.

Dea: Më respektoi shumë në fakt. Doja të vërtetoja se Luizi pa Efin është asgjë. Dhe kjo gjë u vu re këtë javë. Luizi gjithë javën, ka pritur që të vijë një “Efi” e re.

Kiara: Sa herë Dea është përpjekur ntë flasë me Luizin, ai e ka injoruar komplet.

Luizi: Unë e kam injoruar dhe do vazhdoj ta bëj.

Dea: Ai ka frikë, sepse përballë ai nuk ka asnjë armë.

Luizi: Unë të injoroj komplet nga maja e kokës te maja e këmbës. Ti u trembe.

Dea: Si u trema unë? Se më kërcënove ti?

Amos: Nëse ajo do kishte bërë një lëvizje tjetër, nuk do kishte shkuar kështu. Ti ke ditë që e kërkon Efin. Kemi disktuuar bashkë dhe më ke thënë që më duhet një Efi tjetër. Në kuadrin e lojës, këto janë kërcënime të kota Luiz.

Luizi: Jepi, shumohuni sa më shumë.

Kristi: E kemi bërë sistem kërcënimi edhe këtë.