Këtë të martë, banorët kanë diskutuar me njëri-tjetrin se cili ose cila nga banorë/et do të dalë nga shtëpia në spektaklin e kësaj të marte. Ishte Luizi ai që e hapi këtë bisedë në fakt, e duke iu drejtuar Kristit se cili do të dalë këtë të martë.

Luizi: Do e them unë, por do e thuash dhe ti hapur. Unë them del Diola, po ti?

Luizi: Po ti? (i drejtohet Deas)

Dea: Unë them që del ti (i drejtohet Luizit).

Kujtojmë që këtë javë në nominim janë të gjithë banorët, përveç Kristit. Ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës në spektaklin e së shtunës, ku pasi takoi të atin, artistin Robert Aliaj, vendosi të çojë në nominim të gjithë banorët, përveç vetes.

Në shtëpi kanë mbetur vetëm 11 banorë, teksa kujtojmë që të shtunën u eliminuan 2 konkurrentë, Xhonatan dhe Efi. Kjo e fundit ishte një largim i papritur nga shtëpia, pas ‘fuqisë’ që iu dha Dea Mishelit, për të çuar tre banorë në konkurrim. Kjo e fundit nominoi Kiarën, Luizin dhe Efin, me këtë të fundit që u largua përfundimisht nga shtëpia.