Bledi u përfshi në bisedën që po bënte Dea me Tean, Diolën dhe Nitën. Bledi u shpreh se Luizi është një debatues i mirë.

Dea nga ana tjetër tha se, ai mund të jetë debatues i mirë, por nuk ka argumenta, ndërsa shtoi se me të foli pak dhe saktë, ndonëse e kërcënoi.

Bledi shtoi se ai është i zhveshur nga emocionet dhe gjërat i sheh më me gjakftohtësi. Ky i fundit tha se ndoshta edhe ai gjatë ditëve, mund të bëhet “viktima” e radhës brenda shtëpisë, varet nga situatat.

Nga ana tjetër, Dea e cila është në nominim me Tean dhe Oltën këtë javë, u shpreh se nuk ka dëshirë të dali nga shtëpia të shtunën. Diola dhe Nita u shprehën se ka shumë mundësi që Dea të dalë nga shtëpia.