Të shtunën e kaluar, produksioni vendosi që Efi dhe Luizi, si fitues të ‘The Voice of Big Brother’ të futeshin në një dhomë e të kujdeseshin për një ‘bebe’. Por, të dielën, banorët vendosën që ata të dilnin nga dhoma në këmbim te 10 mijë eurove. Gjatë spektaklit të sotëm, ka pasur edhe një debat të fortë mes Efit dhe pjesës tjetër të banorëve.

Efi: Dita e nesërme ishte shumë e mërzitshme. Kur unë kam dalë nga ruloti, më është rikthyer ankthi. Askujt nga ata që thanë jo nuk ia ndjeu po u interesoi vetëm loja, vetëm Luizi. Nuk u ndjeva mirë

Amos: Doja t’u tregoja të gjithë shqiptarëve që kjo shtëpi mund të ketë ngjarje e po ashtu të jetë interesante pa Luizin. Efi ishte dëm kolateral, asgjë tjetër

Efi: Edhe po të ishte dikush që nuk e kam qejf, sërish do të thosha i eliminojmë ato 10 mijë euro, sepse shëndeti është më i rëndësishëm. Në këtë pikë, të tregosh njerëzor dhe human… Ju nuk më llogaritët fare mua, edhe në argumentet tuaja ishte vetëm Luizi… Tre ditë pas rulotit unë mezi e kam marrë veten

Amos: Po ruloti ishte tjetër gjë, ju aty kishit vendin tuaj

Efi: Unë nuk isha mirë, ti ishe një nga njerëzit që unë ta kam shpjeguar. Unë nuki rri dot e mbyllur në një vend

Olta: Këtu kemi ardhur në një spektakël që është plot me sfida dhe surpriza. Mua te ruloti m’u kthye ndjesia e tërmetit dhe unë e di si e kam përjetuar

Efi: A mund të ta kthej përgjigjen o njeri negativ?!