Një debat shumë i fortë ndodhi në puntatën e së mërkurës në programin “Përputhen”. Teksa jemi mësuar të shohim veç konkurrentët të zihen me njëri-tjetrin, e shpesh i kemi parë të përdorin edhe dhunë fizike, këtë herë debati u zhvendos tek opinionistët e “Përputhen”, Arjan Konomi dhe Neda Balluku.

Gjithçka nisi kur opinionistët filluan të flasin për rininë shqiptare, teksa diskutimi mori përmasa më të mëdha, duke kaluar edhe në ofendime. U desh ndërhyrja e Orit, për të qetësuar tonet mes tyre.

Lidhur me këtë ‘incident’ në studio dhe që nuk e kishim hasur më parë, ka pasur reagime të shumta, ku mbështetja nuk ka munguar për të dyja palët.  Një nga personazhet publike që i ka dalë në krah Nedës sot ka qenë edhe Einxhel Shkira, ashtu sikurse ajo bëri dikur me të kur moderatorja ishte në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë në rrjetet e saj sociale në mbrojtje të Nedës, ku shprehet e lumtur që ajo është në pozicionin e opinionistes në këtë program, pasi sipas saj ata kanë pasur shumë nevojë.

Sot pata mundësinë të të ndjek pak. Nëse do më kishte pyetur si mike, opinionin tim mbi këtë eksperiencë, do të të thoja “Mos shko”! Por, tek e fundit kështu më thanë dhe mua shumë veta për vendimin tim…dhe e di që tipa si ti e unë nuk tërhiqemi lehtë nga parimet dhe ëndrrat tona për të përmirësuar atë që të tjerët kanë frikë ta bëjnë! Për të thënë një fjalë që shumica zgjedhin versionin”Po ç’më duhet mua të ngatërrohem” apo kanë frikë mos sulmohen e gjykohen për mendimet e veta…Jam e lumtur që të shoh aty ku më shumë ka patur nevojë për dikë si TY!

Jam e bindur që do të dish të gjesh rrugën e duhur dhe të drejtë për të përcjellë gjithmonë mesazhin tënd, i cili është më i madh e më me vlerë sesa thjeshtë një kolltuk…është një ‘luftë’ e ashpër kjo e jona por e bukur dhe fisnike”, shkruan Einxhel në Instastory.

Ky shkrim i saj është rishpërndarë menjëherë nga Neda Balluku, e cila e falenderon publikisht. Einxhel Shkira faleminderit shumë zemra ime.

Gjëja e parë që të kam shkruar si përgjigje kur më shkrove pasi dole nga ajo shtëpi ishte: “deri në fund”. Mesa duket, deri në fund je dhe ti për mua. Të kam xhan me gjithë zemër” – shkruan Neda.