Një incident i paprecedentë ka ndodhur një natë më parë në emisionin ‘Ftesë në 5’ të Bieta Sulos që transmetohet në Top Channel.

Si çdo pasdite, në këtë studio diskutohen tema të ndryshme me të ftuar të ndryshëm, ku shpesh ka edhe debate konstruktive.

Por mbrëmjen e kaluar, teksa po diskutohej rreth ligjërimit të poligamisë, debati kaloi në ofendime, mes dy prej të ftuarve, historianit Olsi Jazexhi dhe blogeres shqiptare, Zhaklin Lekatari.

Në debat e sipër, Jazexhi i tha Zhakut se ajo merr lekë nga se*ksi, si edhe disa fraza të tjera të rënda.

E për këtë arsye, Bieta i fiku fillimisht mikrofonin, teksa pasi Olsi vazhdoi me po të njëjtat gjëra, ajo u detyrua ta largojë e t’i fikë kamerën.

Moderatorja ka reaguar për situatën e krijuar dje në studio përmes një postimi në rrjete sociale, duke e sqaruar për të gjithë opinionin publik.

‘dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale’, është vetëm një pjesë nga ajo që shkruan Bieta në Instagram, teksa postimin e plotë e gjeni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)