Dëbora e madhe që ka “pushtuar” Amerikën ditët e fundit ka penguar disi procesin e vaksinimit të popullsisë.

Gjithsesi, ky proces nuk ka ndalur, madje ai është zhvilluar edhe në kushte të vështira, madje ekstreme.

Në disa shtete në veri të Amerikës, ku dëbora ka bllokuar rrugët, duke vënë në vështirësi qarkullimin dhe penguar njerëzit që ishin në radhë për të kryer vaksinën, ky proces është kryer në rrugë.

Autoritetet shëndetësore kanë dalë në rrugë dhe u kanë kryer personave që ishin në radhë vaksinën anti-Covid në makinat e tyre në mes të dëborës, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.