Tayna është një nga reperet më të njohura shqiptare. Edhe pse nuk ka shumë vite në treg, ajo ka arritur të tërheqë pas vetes shumë ndjekës e fansa me hitet e saj.

Reperja e njohur është shumë aktive edhe në mediat sociale për të gjithë fansat e saj, ku i tregon herë pas here jo vetëm detaje nga jeta e saj profesionale, por edhe nga jeta e saj personale.

Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, Tayna ka emocionuar të gjithë ndjekësit, kryesisht vajzat dhe baballarët, teksa dihet lidhja e veçantë që ekziston mes tyre.

I ati i Taynës feston ditëlindjen dhe vajza e saj e ka uruar në mënyrën më të bukur të mundshme, duke e prezantuar te 1 milionë e 600 mijë ndjekësit e saj si mashkullin më të rëndësishëm në botë për të.

‘Happy birthday to the most important man in the ëorld to me! Dad’’ – “Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit’’ – shkruan Tayna në foton e babait të saj të publikuar në Instastory.

Epo urim më të bukur nga vajza nuk mund të kishte!