Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i ftuar për të folur live në Supersport është kapur keq me Astrit Hafizin. Trajneri shkodran ka kritikuar menaxhimin e Tiranës ndër vite nisur dhe nga largimi i fundit i Nevil Dedes para ndeshjes, ndërsa numri një i klubit nuk ka duar dhe ka ofenduar hapur Hafizin.

“Astrit Hafizi ka paguar kredinë me paratë e mia. Ai ka ardhur në ambientim dhe ka ngrënë e ka pirë. E kam pritur gjithmonë mirë.

“Ka qëndruar me muaj dhe me ditë tek unë. Hafizi nuk e lejojnë të kalojnë as Urën e Bunës në Shkodër. E paguajnë të flas keq për mua dhe Tiranën”, – tha Halili në një ndërhyrje në emision.