Arjana Milo është një simbologjistja së cilës i ka folur Zoti në ëndërr. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer të gjithë historinë se si ju shfaq Zoti në ëndërr dhe çfarë i tha…

“Mua zoti më caktoi një mision. Ishte ajo ndjenja se çfarë po ndodh, më foli zoti. Kisha një përgjegjësi në punë, kudo. Fillova të kontrolloja veten time nëse unë isha mirë. Ditën e parë nuk i tregova as familjarëve se ishte shumë e vështirë ta besoja.

Fillova në vetvete çdo natë të mendoja. Sepse ëndrrat e shikoja gjithmonë në mëngjes, kur zbardhte drita. Pastaj në krevatin ku unë flija ishte batanija ngjyrë blu si qielli dhe më erdhi një zarf i verdhë nga qielli në ëndërr. Pastaj tregova në shtëpi, vajzës sime se po shikoja disa ëndrra që po më çudisin.

Vajza pa në internet disa kuptime që kanë ëndrrat dhe më tha: ‘O ma këto ëndrrat e tua nuk janë të zakonshme’. Këtu fillova t’i shikoja gjërat ndryshe. Unë fillova të bëja 1 javë vrap sepse doja të shkarkoja energjinë.

Kisha nevojë të ecja dhe fillova meditimin. Më vazhdonin ëndrrat akoma. Hapa telefonin dhe po merrja informacion në internet. Përpara se të flija gjumë pashë disa predikime. Por në ëndërr më tha që duhet ta ndaloja se ata nuk thonë të vërtetën”, u shpreh Arjana Milo.