Një djalë i ri nga Korça, i quajtur Kelment, ka telefonuar emisionin “Aldo Morning Show”, ku nuk kanë munguar as deklaratat e tij të çuditshme. Tema ishte se cilin mbiemër duhet të zgjedhë nusja pasi martohet, të sajin apo të burrit. Kelmenti u shpreh se do mbante mbiemrin e gruas, por problemi është se ai nuk ia mban mend mbiemrin…

Aldo: Edhe për këtë temë ke marrë? Kelmenti: Po marrim o çdo bëjmë. Aldo: O Klement, bëj pak pushim, mos merr kaq shpesh. Çfarë mendimi ke për temën? Kelmenti: Si ishte tema se nuk e kam dëgjuar. Aldo: Mirë ishte, shumë mirë ishte. Pse merr kur nuk e ke dëgjuar mor burrë?

Kelmenti: Po tani e hapa unë. Aldo: Gruaja duhet të marrë emrin e vetë apo të burrit kur të martohet? Kelmenti: Mbiemrin e burrit. Aldo: Po pse mbiemrin e burrit, pse nuk merr ti mbiemrin e saj?

Kelmenti: Po kjo koha kështu ka ardhur. Aldo: Pse më përpara si ishte? Kelmenti: Po mirë mo ishte më ndryshe atëherë. Aldo: Që edhe burri mund të merrte mbiemrin e gruas për qejf? Kelmenti: Eee.

Aldo: Po pse mos të merrnin të dy një mbiemër asnjanës? Ja për shembull të martohesh ti me një vajzë e të merrni mbiemrin Berluskoni. Kelmenti: Po mirë mo kështu kanë dalë gjërat?

Aldo: Nëse do zgjidhje një mbiemër të famshëm, çfarë mbiemri do merrje? Kelmenti: Mbiemrin e gruas. Aldo: Si e ka mbiemrin gruaja? Kelmenti: Nuk e di, tani nuk më kujtohet, nuk e mbaj mend.