“Kate Middleton jeton si e burgosur në Kensigton Palace”: fjalë të thëna nga Princi Harry. Këtë e ka zbuluar Ingrid Seward, gazetare e royal watcher shumë e akredituar në Angli, që ka dhënë një  intervistë për True Royalty Tv:

“William dhe Kate kërkojnë lirinë që nuk kanë në Kensington Palace. Mbaj mend se  Harry i ka thënë një mikut tim se Kate ishte pothuajse si një e burgosur atje”.

Arsyeja është e qartë: mungesë totale e lirisë dhe intimitetit. “Kanë një shtëpi të bukur dhe një kopsht, por përtej atij kopshti ka qindra persona çdo ditë dhe forca të shumta sigurie.

“Kate nuk mund të ecë në park siç bënte Diana. Kohët kanë ndryshuar: të gjithë e dinë se çfarë po bën dhe se ku je”, ka shtuar Seward.

Duket se pikërisht për këtë arsye William dhe Kate kanë vendosur të largohen nga Kensigton Palace dhe të transferohen dikur tjetër ku të kenë më shumë liri dhe më pak kontroll.

Çifti dhe tre fëmijët e tyre do të jetojnë në Adelaide Cottage, një shtëpi në Windsor Home Park, në lindje të Kështjellës Windsor, ku prej dy muajsh Mbretëresha  Elizabeth jeton pas lamtumirës nga Buckingham Palace.

Këtu George, Charlotte dhe Louis do të mund të jetojnë në jeshillëk, Kate Middleton do të ketë më shumë liri dhe privatësi, dhe mbi të gjithë do të mund të ketë ndihmën e prindërve që jetojnë vetëm 45minuta larg.