Deklarata e Loredana Zefit bën bujë edhe në mediet zvicerane. Sipas “Switzerland Times”, rep-artistja 26-vjeçare, nuk mundet të bëjë as me dhe as pa ish-të dashurin e saj, reperi Mozzik.

Loredana ka qenë dy herë e lidhur me artistin dhe producentin shqiptar Mozzik, moshata me të dhe të dy tashmë, janë ndarë përfundimisht. Gushtin e kaluar, reperja njoftoi se ata sërish u ndanë.

“Mozziku dhe unë do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të mirë, por tani jemi ndarë përfundimisht”, tha Loredana asokohe.

Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë së bashku. Siç tha në pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram, Loredana nuk ka më asnjë lidhje me babanë e vajzës së saj. Në një intervistë për “Blu”, Loredana ka saktësuar  gjithcka.

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka”, thotë artistja e lindur në Lucern të Zvicrës. “Kjo kalon nga motra ime, sepse ajo kujdeset edhe për të voglën time kur unë nuk jam aty.

Për të, ish-i i saj duket se është histori. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, theksoi Loredana, e cila gjithmonë është në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj.