Pas batutës së papërtatshme për jetimët, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj. Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të komentit të saj.

Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej. “Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i proceso emocionet.

Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar.”, shkroi blogerja duke shtuar: “Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha.

Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj”, shkroi ajo.

Mes reagimeve të shumta nga ndjekësit, ka reaguar dhe Einxhel Shkira me një status të gjatë në Twitter. Ajo thotë se shoqëria shqiptare zgjedh modele të gabuara. “Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi.”

Postimi i plote i Einxhel Shkira: