Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, dha një intervistë për mediat e huaja, ku foli për raportin me ish-partnerin e saj, reperin tjetër shumë të njohur, Mozzik. Mes të tjerash, Loredana u shpreh se ajo nuk ka asnjë kontakt më me Mozzik.

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka”, thotë artistja e lindur në Lucern të Zvicrës. “Kjo kalon nga motra ime, sepse ajo kujdeset edhe për të voglën time kur unë nuk jam aty. Për të, ish-i i saj duket se është histori. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, theksoi Loredana

E pas kësaj deklarate që bëri bujë nga Loredana, nuk mungoi as reagimi i Mozzik, ku përmes një “Insta Story”, nuk ngurroi të thumbojë ish-gruan e tij. “Kush shkel mbi trosha, e vret buka gjithmonë”, ishte mbishkrimi i Mozzik, i shoqëruar me një emoji ironizues.

Kujtojmë se gushtin e kaluar dyshja njoftoi se ata janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri. Loredana dhe Mozzi, të dy 26 vjec, kanë një vajzë së bashku, e cila është vetëm 3 vjece.