Shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s do të nxjerrë shumë shpejt në shitje një Cadillac Town Sedan të 1928-ës që ka qenë e Al Capone-s dhe që është modifikuar posaçërisht për banditin e njohur në version antiplumb, për ta mbrojtur nga sulme të papritura.

Makina është bërë e blinduar nga Al Capone, duke u bërë kështu makina e parë e këtij lloji në botë.

Modifikimet – Blindimi përfshinte instalimin e dritareve me xhama të trashë një gisht, por edhe armatime në çelik në pjesën e brendshme të dyerve dhe karrocerisë, si dhe një dritare të pasme që mund të ulej dhe që do t’u kishte lejuar pasagjerëve të qëllonin kundër ndjekësve fatkeq.

Bëhej fjalë për një nga makinat më të mira luksoze të kohës dhe ishte edhe një nga më të shpejtat, falë motorit V8 prej 5,6 litrash.

Anekdota – Sipas dëshmive të disa protagonistëve të ngjarjes, rrëfehet se njerëzit e Capone-s kanë çuar një makinë te mekaniku, i cili më pas është marrë edhe me blindimin e mjetit.

Në vazhdim i kanë çuar edhe Cadillac-un e ri të 1928-ës për ta    modifikuar. Duket se mekaniku është përgjigjur duke thënë se në ofiçinën e tij nuk bëheshin ato punime, por Al Capone është përgjigjur në mënyrë kërcënuese duke i thënë “nga tani i bëni”.

Megjithatë, Capone duket se e ka përdorur mjetin për një kohë shumë të shkurtër, duke parë se ka përfunduar në burg në 1929-ën dhe i ka kaluar vitet pasues duke hyrë dhe dalë nga burgje të ndryshëm.

Falë lidhje që ka me figurën e keqbërësit të famshëm, Cadillac do të nxirret në ankand për shumën e negociueshme prej 1 milion dollarësh.