Një uiski japonez shumë i rrallë ka dalë në shitje për plot 50 000 dollarë. Pse ky çmim stratosferik? Sepse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes distilerisë Karuizawa dhe artistit David Stanley Hewett, që kanë krijuar pijen e rrallë që quhet Acclaim.

E mbyllur prej dy dekadash, kjo distileri është rikthyer me atë që e quan “uiskin më të rrallë në botë”. Seti prej 3 shishesh është e mbyllur në një kuti të zbukuruar me flori, ndërsa shishet janë punuar me dorë nga artisti, i cili ka punuar vepra për Ambasadën Amerikane në Tokio dhe për Hotelin Okura.

“Uiski Acclaim është bashkimi i uiskit luksoz japonez dhe artit të rafinuar, duke e bërë atë shumë të çmuar për koleksionistët”, thotë drejtori i kompanisë që e shet.

Uiski është prodhuar vetëm në 150 shishe, në 50 sete nga 3 shishe, me secilin set që kushton 50 000$.