Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, ka folur si rrallëherë për jetën e saj private. Delinda ka relizuar një bisede me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, ku u ka dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.

Mes të tjerash, dikush e pyet: “A ziheni ndonjëherë me burrin? Domethënë a ia ngrini nervat njëri-tjetrin?” Kësaj pyetjeje aktorja i është përgjigjur:

“Zihemi kur shkaku është madhor por përdita jo. Mundohemi të arrijmë qëllim, planet, të falim dashuri, respekt”. Delinda ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj.

Që pasi zbuloi këtë lajm, aktorja është pyetur shpesh nga ndjekësit e saj për periudhën e vështirë që ka kaluar pas kësaj humbjeje. Së fundmi, aktorja është pyetur se “kur do t’i bëjë një motër Desantinit”, djalit të saj.

Aktorja është përgjigjur duke shkruar thjesht “shumë shpejt” krahas një fotoje të sa duke buzëqeshur, por duke mos dhënë më shumë detaje…