Pas disa sezoneve mjaft të suksesshme në programet e humorit “Portokalli” dhe Klanifornia, aktorja e njohur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar Delinda Disha ka vendosur të nisë një aventurë të re. Por kësaj here, jo më në rolin e aktores. Ajo do të vijë për të gjithë shqiptarët në rolin e moderatores.

Delinda ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale se në sezonin e ri që pritet të nisë në shtator ajo do të vijë si moderatore në një emision investigativ. Bëhet fjalë për emisionin “Xhadat“, ku do të moderojë së bashku me Fiori Dardhën.

“Miq nga shtatori më ndiqni në #Xhadat në @mcntv.al së bashku me @fioridardha”- shkruan Delinda në rrjete sociale, duke ndërruar kështu edhe logo.

Emisioni Xhadat“ moderohet prej disa kohës nga Fiori Dardha dhe Rozana Radi, teksa ende nuk dihet ende arsyeja se pse Rozana nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni.

Siç dihet, vera është sezoni kur shumë personazhe televizivë vendosin të ndryshojnë media dhe të lëvizin. Kjo është lëvizja e parë për këtë sezon, teksa duhet pritur deri në fund të gushtit për t’u njohur me lëvizjet e radhës.