Jemi mësuar ta shohim si aktore prej disa vitesh, por tashmë ajo do të vijë në një tjetër rol në media.
Delinda Disha, artistja shqiptare që na ka bërë shumë herë të qeshim me humorin e saj, ka vendosur të lërë aktrimin për moderimin.
Prej disa javësh ajo ka treguar për ndjekësit e saj se do të drejtojë emisionin investigativ “Xhafat”, së bashku me Fiori Dardhën.
Por ajo që ende nuk kishte qartësuar Delinda ishte nëse ajo do të vijonte të ishte në Klanifornia apo jo.
E pikërisht për këtë gjë, aktorja e mirënjohur ka bërë një postim në rrjete sociale ku konfirmon largimin nga programi i humorit që prej dy muajsh.
“Për të gjithë ju që më pyesni dhe më shkruani nuk jam më pjesë e Klanifornia. Jam larguar prej dy muajsh do më shikonin në një emision satiriko-investigativ” – shkruan në reagimin e saj në Instagram Delinda Disha.