Delinda Disha është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Prej disa javësh, ajo është shkëputur nga skena e humorit, teksa tashmë e shohim në një rol të ri, si moderatore në emisionin investigativ ‘Xhadat’ me Fiori Dardhën.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Natë me Aulonën’, ku ndër shumë tema, foli edhe për binjakët që humbi disa muaj më parë.

Aktorja tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin shumë dëshirë të kishin një fëmijë tjetër veç djalit të tyre, teksa theksoi se ka kaluar një periudhë jo të lehtë. Delinda rrëfeu se familja e saj i ka qëndruar afër përgjatë asaj kohë të vështirë, ndërsa përmend edhe mesazhet e shumta që ka marrë.

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një, ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam. E kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës.  Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”, tha Delinda në emisionin ‘Natë me Aulonën’, emision që drejtohet nga Aulona Musta në MCN TV.