Ish-arbitri Graziano Cesari ka komentuar episodet më të rëndësishme te movioles në ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit. Kjo është analiza e tij në studiot e Mediaset Infinity: “Mungon një penallti për Interin për shkak të një topi me dorë të Piqué qe ishte duke shkaktuar autogol!

Kush e di nëse Xavi dhe shtypi spanjoll do të bërtasin këtë herë për skandalin … Pastaj është kartoni i Dembélé : Marciniak është larg, asistenti sinjalizon faullin, por duhej të përjashtohej nga fusha me VAR, sepse është një goditje direkt në këmbë të Darmianit me taka ngritur”.

Pavarësisht seriozitetit të ndërhyrjes, arbitri zgjodhi vetëm një paralajmërim. Duke parë më nga afër imazhet, Dembele do të kishte merituar një të kuqe direkt. Kur Darmian ngrihet, i thotë të gjitha lojtarit të Barcelonës.

Kamerat filmuan anësorin e Interit duke bërtitur disa herë: “Hej bir kurve* a”, një shenjë e qartë se hyrja ishte vërtet e rende. “Ik q*ihu, q*ihu. M*t!” ishin te bertiturat e Darmian qe ndjeu jashtezakonisht shume dhimbje!

Ishte një ndeshje me fishekzjarre e luajtur në Camp Nou. Barcelona dhe Interi vendosën rezultatin 3 me 3, dhe Nerazzurrët e shohin gjithnjë e më shumë kalimin në fazën eliminatore të Champions League. Pas avantazhit fillestar vendas të nënshkruar nga Dembele, në fillim të pjesës së dytë ishte Barella ai që lejoi Interin të arrinte në nivele të barabara dhe me pas ishte Lautaro autor i 1-2. Lewandowski barazoi dhe Gosens shenoi serish. Lewa do te vuloste 3-3 final!