Ndeshje spektakolare deri tani ne Camp Nou mes Barcelona-s dhe Interit ne nje atmosfere tendezur dhe ne nje stadium te mbushur plot ku sa here prek topin Interi ka nje rrebesh vershellimash dhe britma kur e fiton Barcelona dhe sulmon…

Por, rastin me flagrant te ndeshjes e kane pasur djemte e Inzaghit ne minuten e 17-te me Edin Dzeko, qe brenda zones se rreptesise ka goditur i sigurte per gol por Ter Stegen eshte shpetuar nga tranversa me topin qe ka mbetur aty pa kaluar vijen e mesit te portes.

Dritherima te medha per katalanasit, qe po shtyjne perpara ne kerkim te golit por deri tani nuk ka pasur rreziqe te shumta ne porten e Onana dhe shume pasiguri te djemte e Xavi Hernandez.

Rreth minutes se 25 eshte ndezur Dembele qe ka provuar me goditje nga jashte zone dhe Onana eshte  pergjigjur direkt duke e devijuar ne kendore. Katalanasit shtyjne perpara por Interi pret momentin te godase.

VIDEO E RASTIT DZEKO

Megjithate, rreth fundit te pjeses se pare, Barcelona ka gjetur golin e avantazhit te merituar per ndeshjen qe po zhvillon dhe pas shume goditjesh kendi te marra si pasoje e trysnise. Nje dalje e bukur ne krah dhe asist nga Raphinha per Dembele qe brenda zone gjen devijimin vendimtar per 1-0.

VIDEO E GOLIT DEMBELE

Ka qene serish Interi qe me pas i eshte afruar serish golit me nje kundersulm te shpejte teksa ne zone ka goditur ne trupin e Ter Stegen. Interi mjaft i rrezikshem, ndersa Bayern ne Ceki eshte duke mbyllur llogarite pasi ka shenuar 4 gola ne 35 minutat e para me Mane, Muller dhe dy here Goretzka.

VIDEO E GOLIT GORTEZKA

VIDEO E GOLIT MULLER

VIDEO E GOLIT MANE