Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të revistave gossip edhe pas përfundimit të gjyqit që i ka vënë njërin kundër tjetrit.

Gjykata e Fairfax nuk i ka besuar protagonistes së Aquaman, duke bërë kështu që aktori i Piratët të Karaibeve të fitojë procesin. Po si po i kalon ish-çifti këto ditë pas gjyqit?

Më të mirë informuarit raportojnë se Depp i ka kaluar një nga dy netët e fundit në një restorant të njohur të Birmingham-it, ku ka shpenzuar plot 50 mijë sterlina.

Pronari Mo Hussein e ka kundërshtuar shifrën e raportuar nga disa media lokale, duke zbuluar se aktori ka shpenzuar më shumë se njëzetmijë sterlina.

Kjo është shuma e kërkuar për të marrë me qira lokalin: prenotimi ishte bërë pak kohë përpara dhe duheshin zëvendësuar 240 prenotimet e bëra për atë mbrëmje.

Zoti Hussein i ka thurur elozhe vizitorit special duke e përshkruar “një klient i mrekullueshëm që i ka dhënë vëmendje kujtdo që ishte në lokal”.

Aktori gjendet në Birmingham për një turne jo zyrtar në pritje të daljes së albumit të tij të ri me Jeff Beck.

Ndërsa ylli i Hollywood-it nuk i ka kursyer festimet pas fitores kundër Heard, kjo e fundit duket se është akoma e tronditur nga vendimi i jurisë, që e ka dënuar t’i paguajë rreth 10 milionë euro ish-burrit.

Teksa po vlerëson lëvizjet e ardhshme ligjore, ajo duket se ka shprehur dëshirën që gjatë verës të përqendrohet vetëm te të qenit mama.