Nuk na ndodh shpesh të shohim burra shqiptarë që i hyjnë punëve të shtëpisë, e sidomos kur bëhet fjalë edhe për ata që kanë pak pushtet.

Të bëhesh amvisë shtëpie, kryesisht është një punë që në Shqipëri e lidhim me gratë, por deputeti i Parlamentit Shqiptar, Saimir Korreshi na ka habitur së fundmi teksa është shfaqur në rolin e një burri që bën punë shtëpie.

Një gjest për t’u vlerësuar ky nga ana e Korreshit, i cili ka zgjedhur që të dielën e pushimit ta kalojë në shtëpi duke gatuar.

Në disa foto të publikuara në rrjetet e tij sociale, Korreshi shfaqet duke përgatitur vetë brumin e bukës, që nga fotot e tjera, tregon se e ka pjekur në shtëpi.

Ai ka vendosur ta shoqërojë bukën me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë, tipike shqiptare!

Një bravo për Saimirin, por ndoshta duhet ta ndante tavolinën edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes!