Gjaë një seance në parlamentin britanik, deputetja laburiste Angela Rayner, është vënë nën akuzë se ka imituar një lëvizje “hot” të aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” (në film, lëviz këmbët pa veshur mbathje). Gjithçka, sipas mediave britanike, është bërë për të hutuar kryeministrin Boris Johnson, që në ato momente po fliste para debutetëve të tjerë në parlament.

Rayner, e ulur në reshtin e parë, ka lëvizur këmbët, një gjest që është konsideruar si provokues karshi Boris Johnson, që është kthyer në krahun tjetër dhe ka vijuar diskutimin e tij. vetë debutetja është mbrojtur, duke thënë: “Faji im është se jam femër, kam këmbë dhe vishem. Për fat të keq, gratë në politikë akuzohen shpesh për seksizëm çdo ditë. Edhe unë po bie viktimë e këtyre akuzave”.

Ndërsa vetë kryeministri Boris Johnson, për këtë situatë tha: “Nuk jam dakord në asgjë me Rayner, por e respektoj si një deputete të parlamentit. Janë të mjerueshme akuzat ndaj saj nga persona anonimë”. Akuzat ndaj debutetes laburiste Angela Rayner për gjestin e saj provokues dhe të pahijshëm kanë ardhur nga nga disa persona konservatore, ende anonimë.