Deputetja e njohur shqiptare e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është sërish në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një fotoje të publikuar në Facebook-un e saj zyrtar, ku tregon barkun e rrumbullakosur për të gjithë ndjekësit e saj.

Ariana është nënë e një djali, ndërsa së shpejti pret që të bëhet sërish nënë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nuk e ka treguar gjininë e bebit, mirëpo i ka bërë një dedikim emocionues krahas fotos që ka publikuar në Facebook-un e saj.

“No one else will ever know the strength of my love for you. After all, you’re the only only one who knows the sound of my heart from the inside. I cannot wait to hold you in my arms” –  “Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë” – shkruan deputetja e Kuvendit të Kosovës në rrjete sociale.

Ariana Musliu Shoshi është deputete e dalë nga radhët e PDK-së në Kosovë.