Simone Inzaghi ka folur në prag të derbit të parë të sezonit kundër Milan-it. Të shtunën në orën 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave që luftuan për Scudetton sezonin e kaluar. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit:
“Ne fituam 3-0 derbin e fundit dhe ky sukses na lejoi të fitonim Kupën e Italisë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që ndodhi në kampionatin e kaluar, ndeshje si këto përgatiten vetë.
“Kam në dispozicion lojtarë me personalitet të madh dhe dëshirë për të luajtur. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar edhe sepse dy të parat e sezonit të kaluar janë përballë njëra-tjetrës.
“Klubi ka punuar në një mënyrë të rëndësishme duke respektuar limitet që ishin vendosur. Jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion. E di që merkato ishte pozitive nga pikëpamja financiare, por ajo që ka më shumë rëndësi është që skuadra është konkurruese.
“Acerbi? Ne kemi punuar së bashku për shumë vite, ai i njeh metodat e mia dhe stafin tim. Ai do të jetë një ndihmë e madhe si në qendër ashtu edhe si krah në mbrojtjen me tre lojtarë. Do të duhet të jetë i dobishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës, siç ishte Ranocchia sezonin e kaluar”.