Pushimet verore janë shumë të rëndësishme për çdokënd që ka qenë në punë gjatë gjithë vitit dhe ka nevojë për pak qetësi. Për disa këto pushime mund të kenë nisur, ndërsa për disa të tjerë mund të nisin së shpejti.

Disa njerëz, por kryesisht gratë dëshirojnë të kenë linja perfekte në plazh, me një bark të sheshtë. Dhjami i akumuluar në bark është një nga gjërat që duam të eliminojmë kur kemi shtuar në peshë. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me rrobat e plazhit.

Përveç estetikës, dhjami i barkut lidhet drejtëpërdrejt edhe me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe Alzheimerit. Për një bark të sheshtë, duhet të hiqni dorë nga disa ushqime që nuk janë aspak të shëndetshme.

Patatet e skuqura – Sipas studiuesve, të gjithë njerëzit që hanë patate të skuqura rregullisht fitojnë më shumë së 1.5 kg çdo katër vite. Gjatë studimit, personat e marrë në studim shtuan 7 kg vetëm në bark.

Pica – Yndyra e ngopurqë gjendet te pica, ka më shumë gjasa të grumbullohet në zonën e barkut. Për këtë arsye është një nga ushqimet që duhet shmangur.

Pije te lehta – Sipas studimeve të fundit, pijet më gaz dietike janë të lidhura me rritjen e perimetrit të belit, të paktën në moshat më të mëdha. Nuk duhet të gënjehenu nga përmbajtja e ulët e kalorive