Nëse jeni duke kërkuar për një ndihmë të vogël për të ndihmuar veten të qëndroni larg ushqimeve të padëshiruara, hulumtimi i ri i publikuar në “Clinical Psychological Science” ka një zgjidhje për të gjithë ju. Studimi përfshinin 224 të rritur të cilët zgjodhën mes ushqimeve të shëndetshme dhe të pashëndetshme të paraqitura atyre në ekranet e kompjuterit.

Disa pjesëmarrësve iu dha një video dy minutëshe për përfitimet e ushqimit të shëndetshëm përpara se të merrnin një vendim. Interesant është fakti se ata që e pyetën veten në vetën e tretë më së shumti zgjodhën ushqimin e pashëndetshëm në vend të ushqimit të shëndetshëm, edhe pse paraprakisht kishin parë një video për ushqimin e shëndetshëm.

Autorët e këtij studimi arritën në përfundimin se ata që flisnin me veten në vetën e parë dhe që kishin shikuar më parë një video për ushqimin e shëndetshëm, zgjodhën më shpesh opsionin e shëndetshëm.

Ky studim doli gjithashtu në përfundimin se të folurit me veten ndikon gjithashtu në strategjinë e vetëkontrollit dhe na inkurajon të ushqehemi më shëndetshëm…