Nëse po kërkoni të bini në peshë dhe po mbani dietë për të hequr qafe kilogramët e tepërt që ju mundojnë, përpiquni të bëni diçka tjetër më tepër sesa palestra apo rregulli ushqimor që i vendosni vetes.

Kështu, sipas disa studimeve të fundit, është vënë re se me zgjimin në mëngjes, duhet të përpiqeni të shijoni rrezet e diellit dhe të qëndroni për pak kohë jashtë.

Dhe sipas asaj që thonë studiuesit, pas një hulumtimi të bërë me disa njerëz, u arrit në përfundimin se njerëzit që qëndronin pak kohë në mëngjes duke thithur këto rreze kishin indeks më të ulët të masës trupore, pavarësisht aktivitetit fizik gjatë ditës.

Cilësia e dritës së mëngjesit sipas këtyre studiuese është më e fortë se drita e pasdites pasi ka në përbërje të saj më shumë dritë blu që ndikojnë në bioritmin tonë.