Ka tension në shtëpinë e Paris Sain-Germain, të paktën sipas asaj që ka shkruar e përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe.

Blerja e munguar e Milan Skriniar e ka lënë trajnerin Christophe Galtier pa një qendërmbrojtës për të cilin kishte nevojë për t’i bërë ballë një sezoni të pazakonte që do të ketë një Botëror në mes.

Trajneri dhe Luis Campos, në fakt, nuk janë aspak të kënaqur me punën e Antero Henrique, asistent i deleguar i klubit parisien.

Henrique fajësohet për faktin se nuk ka arritur t’i largojë më herët ata lojtarë që konsideroheshin të tepërt në mënyrë që klubi të kishte fonde për të investuar.

Campos, sipas L’Equipe, shpresonte të rikuperonte 150 milionë euro nga largimet e lojtarëve të padëshiruar, ndërsa klubi ka arriturv të arkëtojë më pas se një të tretën e asaj shume.

Ndër të tjera, disa lojtarë janë larguar me kushtin që PSG të paguajë një pjesë të rrogës, më saktësisht Paredes dhe Draxler, të cilët kanë përforcuar dy rivale të Champions-it Juventus-in dhe Benfica-n, dy ekipe që janë në të njëjtin grup me kampionët e Francës.