Milani dëshironte të afronte në skuadër Junior Firpon nga ekipi i Barcelonës. Kuqezinjtë hodhën grepat në Spanjë për mbrojtësin e majtë, por duket se situata ka ngecur në vend.

Fabrizio Romano shkruan se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me bisedimet mes palëve. Marrëveshja duket se nuk po konkretizohet dhe lojtari do të qëndrojë në Barcelonë.

Trajneri Pioli nga krahu tjetër do të vazhdojë me lojtarët që ka në dispozicion. Milani po mundohet të jetë aktiv në merkato, pasi po përjeton ëndrrën e madhe të kryesimit në Serie A dhe synon të vazhdojë në këtë mënyrë.