Tashme te gjithe e dime bujen mediatike dhe jo vetem qe pati sherri mes Noizy-t dhe Cllevios , i njohur ndryshe si Kleviol Ahmeti. Kjo ngjarje ka qenë kryefjala e të gjitha mediave. Sherri u shoqërua me arrestimin e Cllevios…

Por jo për shkak të sherrit por pasi kishte thyer masën “arrest shtëpie”, duke shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t ku më pas situata ka agravuar deri në përplasje fizike. Gjithçka ka filluar me ofendimet e Cllevios ndaj reperit dhe grupit të tij OTR që prej disa muajsh.

Avokati i Kleviolit, Ndue Pjetra ka qenë i ftuar në një intervistë në RTSH, ku dhe ka sqaruar si qëndron e vërteta e arrestimit të Ahmetit. “Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive.

I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi në fakt dhe ka shkuar.

Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur,”- tha Pjetra. Në lidhje me sherrin e klientit të tij me Noizyn, avokati tha se Ahmeti kishte shkuar atje me qëllime të mira për t’i kërkuar ndjesë, por reperi dhe miqtë e tij e kanë goditur.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur,”-tregoi Ndue.