Armina Mevlani ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Goca e Gra”, ku ka treguar dhe zbuluar detaje nga dasma e saj.

Por më shumë vëmendje, Armina i kushtoi fustanit të nusërisë, që u komentua shumë gjatë në rrjet. “Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë.

Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, theksoi Armina.

“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”,  u shpreh mes të tjerash bloggerja.