Për vite me radhë ofroi spermën e tij për ato që donin të bënin fekondim artificial, por fshehu faktin se kishte një sëmundje të trashëguar, që mund të shkaktojë prapambetje mendore.

Kjo është historia e një burri nga Mbretëria e Bashkuar, James MacDougall, i cili ka 15 fëmijë, të gjithë nga gra lezbike. Përveçse fshehu patologjinë e tij, 37-vjeçari, megjithëse kishte premtuar se nuk do ta bënte këtë, në katër raste pas lindjes së fëmijës i çoi nënat në gjykatë për të marrë kujdestarinë e përbashkët.

Prandaj, ai tani ka përfunduar në gjyq dhe i është nënshtruar një induksioni që do ta pengojë të përsërisë sjelljen e tij. Pra, ky burrë britanik nuk do të jetë më në gjendje të dhurojë spermën e tij.

Siç zbulohet nga “Daily Mail”, MacDougall vuan nga sindroma Fragile X, një gjendje gjenetike e trashëguar dhe që çon në IQ të ulët e vonesa në zhvillim. Një sindromë që nuk mund të kurohet.

Dhuruesi reklamoi spermën e tij në internet dhe më pas kërkoi mundësinë që të takohej me katër nga fëmijët që ka si baba, të cilët janë të moshës nga tre vjeç deri në disa muaj.

Nënat kundërshtuan dhe gjykata u pajtua me to, duke vendosur gjithashtu një ndalim që James të mos mund të dhuronte më spermën e tij.