Leonardo DiCaprio është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Aktori në fakt është parë me një të dashur të re pas përfundimit të lidhjes së tij të mëparshme.

Pas kaq shumë lidhjesh, një detaj për të dashurat e Di Caprios mbetet gjithmonë: ato nuk e kalojnë kurrë moshën 25-vjeçare. Fillimisht në internet fakti u mor në mënyrë ironike, por shumë kanë filluar ta konsiderojnë një rregull të vërtetë aktori në zgjedhjen e të dashurave të tij.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Camila Morrone, e cila sapo kishte mbushur 25 vjeç, ai tani është parë në një takim me Victoria Lamas, 23 vjeç, vajza e aktorit Lorenzo Lamas, e cila ka lindur dy vjet pas filmit ikonik të vitit 1997 “Titanic”.

Të dy janë fotografuar së bashku duke hipur në një makinë. Prandaj, rregulli i aktorit duket se është ende i vlefshëm, pasi të gjitha të dashurat e mëparshme (Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, Blake Lively, Erin Heatherton, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, Nina Agdal) ishin më pak se 25 vjeç kur janë lidhur me yllin amerikan.