Vazhdon peridha e zezë për Juventus-in. Jo vetëm humbja në Champions League kundër Maçabi-t, por edhe dëmtimi i Di Maria-s shqetëson ambientin bardhezi.

Argjentinasi ka pasur një problem muskulor gjatë ndeshjes dhe është ndalur, duke u zëvendësuar nga Milik në minutën e 24-t të ndeshjes.

Një mallkim i vërtetë për ish-lojtarin e Real Madrid dhe PSG, i cili ka munguar në katër ndeshje për shkak dëmtimi dhe dy për shkak skualifikimi në këtë fillim të sezonit.

Humori i popullit bardhezi është përkeqësuar nga gruaja e agjentinasin, e cila ka tërbuar tifozët me një mesazh të postuar në Instagram.

Jorgelina Cardoso ka publikuar një histori në Instagram duke krijuar jo pak polemika në rrjetet sociale. “Është akoma edhe një faqe e bardhë për t’u shkruar. Të dua me shumë forcë”, ka qenë mesazhi.

Shumë tifoz të Juventus-it e kanë interpretuar këtë mesazh si një deklaratë të hapur për objektivin e vërtetë të Di Maria-s: Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar, me Juventus-in që do të vinte në plan të dytë.