Me ardhjen zyrtare të vjeshtës, kemi nxjerrë edhe shalle, kapele dhe pulovra. Por i ftohti mund të prekë edhe ata me diabet.

Mos u shqetësoni, po flasim për një lajm absolutisht pozitiv që lidhet me ata me diabet mellitus tip 2, i njohur ndryshe si diabeti i të rriturve, i cili përfaqëson 90% të rasteve totale të kësaj sëmundjeje jashtëzakonisht të përhapur.

Sipas një studimi të fundit të botuar në Nature, ekspozimi ndaj ajrit të ftohtë mund të ndihmojë në trajtimin e diabetit të tipit 2.

I publikuar nga Universiteti i Mastrihtit në Holandë përpara takimit vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit, studimi shqyrtoi ndikimin e temperaturave më të ftohta tek ata që vuajnë nga diabeti dhe nivelet e tyre të yndyrës kafe.

Kërkmet e mëparshme kishin treguar se yndyra kafe mund të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës tek njerëzit, duke i ndihmuar ata të reduktojnë rezistencën ndaj insulinës dhe rrezikun e diabetit.

Në veçanti, u zbulua se 10 ditë aklimatizimi ndaj të ftohtit (14-15 ° C) rriti ndjeshmërinë periferike ndaj insulinës me rreth 43% në tetë subjekte me diabet të tipit 2.

Një nga autorët e studimit, Adam Sellers, tha: “Yndyra kafe është një sistem metabolik i ngrohjes brenda trupit tonë që djeg kalori.

“Kjo gjeneron nxehtësi dhe parandalon depozitimin e kalorive si yndyrë e bardhë normale. Yndyra kafe aktivizohet gjatë të ftohtit dhe kur hamë, por aktiviteti i saj është më i ulët tek të moshuarit dhe tek individët me obezitet dhe diabet”.

Rezultatet e studimit treguan se ata që përsëritën të dridhurat e shkaktuara nga të ftohtit kishin reduktuar ndjeshëm përqendrimet plazmatike dhe përmirësuar tolerancën e glukozës me afërsisht 6%.

Efekti i të dridhurave në trup është shumë pozitiv dhe premtues edhe për sëmundje apo shqetësime të tjera: ndjesia e të ftohtit, në fakt, përmirëson presionin e gjakut dhe ul rrahjet e zemrës në pushim, duke e mbajtur sistemin tonë kardiovaskular të shëndetshëm.