Ish-portieri i Milanit, Dida ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij për Maignan, “gardianin” aktual të kuqezinjve: “Ne u fokusuam në integrimin e tij në futbollin italian.
Ai duhej të kuptonte mekanizmat e futbollit në Itali, se si luhet në Serie A. Në fillim u mundua pak, por më pas mësoi shumë në një kohë kaq të shkurtër sa është vërtet befasuese. Të gjithë ishim të kënaqur me përkushtimin e tij, në çdo ndeshje kishte përmirësime”.
Disa fjalë edhe për derbin e sotëm të Madoninës: “Do të jetë vendimtar në drejtimin që do të marrë sezoni për të dyja skuadrat. Thuhet shpesh se të gjitha ndeshjet janë të njëjta, por jo.
Derbi është i ndryshëm. Është ndryshe për atmosferën në qytet në ditët e mëparshme, për dhomat e zhveshjes, për atë që përfaqëson për Milanin dhe ne që veshim ose kemi veshur fanellën e kuqezinjve.
Nuk po flas për tension apo ankth, por për adrenalinën, energjinë pozitive dhe dëshirën për të mbizotëruar”.