Shumë njerëz që janë mbipeshë tentojnë të dobësohen përmes dietave të ndryshme.
Mirëpo, një pjesë e tyre nuk di shumëçka mbi dietat e dobësimit.
Jo sa u përket ushqimeve që konsumojmë, por se çfarë ndodh me dhjamin në trupin tonë pasi ne dobësohemi.
Po çfarë ndodh? Duhet të keni parasysh se jo e gjithë yndyra eliminohet përmes jashtëqitjes.
Sipas një studimi, rezultoi se në 10 gram yndyrë, vetëm 1.5 gramë arrin të shndërrohet në ujë, që konvertohet më pas në urinë, jashtëqitje apo lëngje të tjera trupore.
Këtë gjë ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë. Një pjesë e yndyrës së trupit eliminohet nga mushkëritë.
Sipas studimit, ka rezultuar se një pjesë të madhe të ushqimit që hamë e nxjerrim si dioksid karboni, por kjo nuk përkthehet në humbje peshe.
Ajo që duhet të bëni është të merreni më shumë me aktivitet fizik dhe të konsumoni më pak ushqime “të dëmshme”.