Nëse jeni në dietë, perspektiva për të ngrënë në një restorant mund të jetë shqetësuese. Në fakt ju vetëm duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që hani dhe sa hani. Eatthis.com foli me dietologen Lisa Young për të pyetur se si të darkoni jashtë pa shtuar peshë.

Është e mundur të shkoni në një restorant dhe të porosisni një pjatë me makarona edhe nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Megjithatë, edhe pse është e shijshme, përpiquni të mos i hani të gjitha menjëherë.

Në vend të kësaj, provoni ta ndani me opsione të tjera mbushjeje, por më të shëndetshme. “Porcionet në restorant janë të mëdha, kështu që ia vlen të ndani një antipastë dhe të porosisni një sallatë shtesë dhe pjatë me perime për ta ndarë”, thotë Young.

Kur dilni për të ngrënë me miqtë ose familjen, zakonisht porositen edhe disa pije alkoolike. “Nëse po përpiqeni të humbni peshë, është vërtet e dobishme të kontrolloni marrjen e alkoolit”, thotë Young. “Dhe, nëse jeni duke pirë, pini gjatë vaktit tuaj.”

Nëse nuk jeni duke pirë alkool, është ende e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje lëngjeve që hyjnë në trup. “Kufizoni pijet me pije të gazuara dhe shurupe me sheqer”, sugjeron Young.

A hani zakonisht më pak gjatë ditës në funksion të darkës në një restorant? Epo, është koha për t’i dhënë fund këtij zakoni. “Të hasg diçka të shpejtë të shëndetshme një ose dy orë para daljes ndihmon”.

Kapërcimi i vakteve gjithashtu ka qenë i lidhur me shtimin në peshë, sipas hulumtimit të publikuar në Nutrients. Prandaj, është e rëndësishme që të hani të gjitha vaktet dhe të mos bëni agjërim të papërshtatshëm.

Një nga gjërat e para që kamerierët dhe kamerieret vendosin në tavolinë është një shportë me bukë. Dhe ndërsa është joshëse, ka mundësi më të mira kur darkoni jashtë për të humbur peshë.

“Në vend që të hamë të gjithë shportën me bukë, gjë që e bëjmë shpesh kur ulemi në një restorant dhe presim të vijë pjata jonë kryesore, porosisni një antipastë të shëndetshme”, thotë Young.

Dietologia sugjeron të shijoni një sallatë me perime të përziera ose një supë me bazë perimesh. Perimet mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, gjë që është e mrekullueshme kur përpiqeni të mos e teproni dhe të humbni peshë.