Gazetarja Erjona Rusi, e cila ndodhet prej disa ditësh me pushime në Greqi, ka publikuar një status lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin helen.

Gazetarja Rusi shprehet se gjithçka është mirë dhe shtron pyetjen se pse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë, ku çmimet kanë shkuar në stratosferë.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro, rreth 20 mijë lekë. Tre shishe ujë falas, shezllonet falas. Shërbimi? S’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor.
E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme. E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan ajo.