Dy personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, Donald Veshaj dhe Fifi janë dy nga emrat më të lakuar e më të komentuar për sa i përket jetës së tyre profesionale e private.

Artistët shqiptarë ishin pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP, teksa ishin dy nga më të preferuarit e publikut.

Donaldi e Fifi krijuan një marrëdhënie shumë të ngushtë në këtë reality-show, aq sa këngëtarja bëri tatuazh fjalën “Filoqyl”, menjëherë sapo doli nga shtëpia, pasi kështu e thërriste aktori.

Mirëpo edhe pse pas përfundimit të Big Brother, dy miqtë i kemi parë të shoqërohen së bashku, sot duket se Donaldi nuk është më në listën e njerëzve me të cilët Fifi ka komunikim të mirë e që është treguar korrekt.

Në një bisedë virtuale që Fifi ka bërë së fundmi me ndjekësit e saj, një prej tyre i ka bërë pikërisht këtë pyetje, teksa përgjigjja e Fifit na ka habitur të gjithëve.

“Me cilin nga banorët ke komunikim më të mirë dhe cili është treguar më korrekt?”

“Monika Lubonja dhe Sabiani. S’po e fus në listë Kledi Hysa se e kam familje tani”- ka shkruar në përgjigjen e saj Fifi.