Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon te jete shumë aktive në rrjetet sociale, me konkretisht ne rrjetin social Instagram.

Ajo herë pas here ndan momente nga dita me ndjekësit e saj. Së fundi, ajo është shfaqur teksa pi një gotë verë dhe ka bërë një deklaratë të fortë…

“Më herët frikësohesh të kaloja pranë varrezave, tani frikësona të kaloj nëpër njerëz”, ka shkruar këngëtarja ne “Insta Story”. Nuk dihet se me kë është e mërzitur Fjolla, por të gjithë janë bërë kuriozë.

Përsa i përket industrisë së muzikës, Fjolla është rikthyer me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Nushi, pas një pauze të gjatë…