Fifi është një nga këngëtaret më të preferuara në Shqipëri. Artistja ka qenë një nga personazhet më të përfolur përgjatë muajve të fundit, tejet e komentuar për lidhjen e saj me Adis Patushin, teksa së fundmi u vu sërish në qendër të mediave rozë dhe opinionit publik për reagimin e saj ndaj Top Channel, për spotin lançues të ‘Big Brother VIP’.

E së fundmi, duket se Fifi i ka ‘dedikuar’ edhe këngën e saj më të fundit, të publikuar ditën e sotme ‘Vëmendje’, teksa nga teksti i këngës lë të kuptohet se është një këngë që flet për ato që këngëtarja ka kaluar pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’.

Mesa duket ajo i referohet të gjitha akuzave pas daljes nga kjo shtëpi, ndërsa ndër rreshta përmend edhe momentin kur i ka të fikët në emision live gjatë spektaklit, duke ironizuar edhe komentet që thanë se ajo thjesht aktroi, ndërsa thotë se dikush po kënaqet me dhimbjen e saj.

“Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, është një pjesë e tekstit nga kënga më e re e Fifit, ‘Vëmendje’.