Maestro Armaldo mendon se Diola Dosti debaton kot me disa banorë, për të fituar vëmendjen e munguar. Ai i tha Kristit, se ajo përpiqet të debatojë me lojtarët e fortë, për tu vënë në qendër të vëmendjes në “Prime”.

Kristi i tha Maestros se pak më parë ajo po tentonte të debatonte kot me të. Armaldo i tha Kristit se ajo ka një strategji në shtëpinë e Big Brother.

Strategjia e saj sipas maestro Armaldos, është që të pikasë konkurentët e fortë, të debatojë me to, në mënyrë që të marri vëmendje gjatë spektaklit.

Dy banorët folën edhe për nominimet që do bëhen javën e ardhshme. Ata madje i treguan Luizit planin e tyre, ndërsa folën për mënyrë sesi do rrjedhë loja në ditët në vijim…