“Unë jam e pasionuar dhe në moshën 31-vjeçare dua të ndihem e lirë të nis në marrëdhëniet që dua”. Janë fjalët e Diletta Leotta, e cila është rrëfyer në një intervistë në të përjavshmen F.

Prezantuesja, e cila zbarkoi në DAZN Kanada me emisionet e para të drejtuara në një anglishte të përsosur, zbuloi disa detaje nga jeta e saj private, tashmë e dashuruar me Loris Karius.

“Nuk më duken të drejta kritikat ndaj meshkujve që zgjedh të kem në krah”, shpjegon Diletta Leotta, e cila shpesh gjykohet për marrëdhëniet e saj romantike:

“Jam e pasionuar dhe në moshën 31-vjeçare dua të ndihem e lirë të futem në marrëdhëniet që dua”. Në lidhje me zhgënjimet e mundshme në dashuri ajo nuk ka dyshime:

“Për të gjetur mashkullin e duhur duhet të fitoni përvojë, madje edhe të bëni gabime. Me koston e arkëtimit të zhgënjimeve, njëri pas tjetrit. Është jeta ime. Nëna ime vazhdon të më thotë të bëj kujdes, të ec ngadalë. Por nuk dëgjoj njeri: duhet të përplasem para se të ndalem”.