Kur ndiqesh nga 8.3 milionë persona në Instagram është e vështirë që diçka të kalojë pa u vënë re nga fansat dhe nga ata që janë më pak dashamirës.

Kështu që nuk është për t’u befasuar që një nga fotografitë e fundit të postuara nga Diletta Leotta ka bërë të nisë një hetim i vërtetë në rrjetet sociale, pavarësisht se  fotografia është postuar prej disa ditësh.

Në imazhin në fjalë, Diletta është në Ishujt Eolie, e shtrirë në një tavolinë serfi, me detin e kaltër në sfond. Ajo që ka bërë kurioz ndjekësit ka qenë një detaj që duket vetëm duke zmadhuar foton.

Në fakt, këmba e majtë e drejtueses televizive ka diçka të çuditshme që e bën pozicionin që kam marrë të duket i panatyrshëm.

Pas vëzhgimeve dhe hulumtimeve të gjata, zoom-ime të veçanta dhe (madje) edhe analiza të hijes, mendimet dhe konkluzionet e përgjithshme ndahen në dy grupe:

ka nga ata që janë të bindur se bëhet fjalë për një modifikim të fotografisë që ka dalë keq dhe ata që besojnë se ajo që duket  në atë pikë të veçantë nuk janë vetëm këmbët e Leotta-s, por edhe pjesë e një jastëku.