Herpesi është një flluskë e vogël, e mbushur me lëng, mjaft bezdisëse, që formohet në buzë ose ndonjëherë edhe brenda gojës dhe që është e dhimbshme. Zakonisht njerëzit e dallojnë kur një herpes shfaqet në buzën e tyre, për shkak se fillimisht ai shfaqet si gungë që më pas kthehet në plagë.

Zakonisht, herpesi shërohet vetë brenda disa javëve, por ka edhe disa mënyra se si mund t’a trajtoni për ta shëruar më shpejt.

Ilaçet antivirale do t’u ndihmonin në përshpejtimin e kohës së shërimit të kësaj plage. Duhet vetëm një konsultë te mjeku për të marrë rekomandimin e duhur mbi kremin ose ilaçin që duhet të përdorni.

Ka edhe disa ilaçe të tjera që ofrohen pa receta, kundër dhimbjeve. Konsideroni edhe këto ilaçe për përdorim.

Nëse një herpes është shfaqur në buzën tuaj, mundohuni të shmangni diellin dhe rrezet e tij, pasi ky i fundit ndihmon në përhapjen e tij. Përdorni krem mbrojtës kundër diellit.

Përdorni akull dhe label për buzët, për ta qetësuar më tepër herpesin.